Xhudistja e cila po tregon suksese në Kosovë, Majlinda Kelmendi tashmë ka arritur në finalen e Grand Slam ‘Abu Dhabi’ në kategorinë -52 kg.

Majlinda Kelmendi në gjysmëfinale e ka mposhtur me pikë britanezen Chelsie Gillesin.

Xhudistja kosovare në finale do ta pret fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Estrella Lopez Sheriff si dhe Odette Giuffrida, ku shpresojmë se Kelmendi do të delë fitimtare edhe në këtë sfidë.

Kujtojmë se paraprakisht, Xhudistja e artë kosovare, Majlinda Kelmendi i ka mposhtur garuese Fofana, Kazyulina, Park me ippon.