12.09.2019, 18:43

Kosovarja fiton medaljen e bronztë në Evropianin për juniore

Xhudistja Flaka Loxha ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për juniorë që po mbahet në Vanta të Finlandës.

Ajo në ndeshjen e parë mposhti garuesen Ulviyya Bayramova nga Azerbajxhani, ndërsa në ndeshjen e dytë boshnjaken Andjela Samarxhiq. Në meçin e tretë u mposht nga gjermania Seija Ballhaus.

Në repesazh, kosovarja në kategorinë deri 57 kilogramë mposhti holandezen Pleuini Cornelisse dhe Vita Maidanikun e Rusisë për të fituar të bronztën.

LEXO EDHE:  Ismet Munishi apo Ismet Kloppi, shikoni se si i trajton futbollistët e tij trajneri i njohur
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.