Pas fitores ndaj Luksemburgut, Kosovarët të motivuar për fitore kundër Britanisë së Madhe

Sonte Kosova zhvillon ndeshjen e fundit të parakualifikimeve për Eurobasket 2021.

Basketbollistët e Kosovës pas fitores ndaj Luksemburgut janë të motivuar për të shënuar fitore ndaj Britanisë së Madhe dhe për të shpresuar se do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm.

Kosova duhet të shënojë fitore dhe të shpresojë se Luksemburgu do të triumfojë ndaj Britanisë së Madhe të mërkurën për tu kualifikuar tutje.

“Dardanët” të premten mbrëma kanë zhvilluar stërvitjen e parë në Mançester, derisa atmosfera në kampin e Kosovës është shumë e mirë para kësaj përballje vendimtare.        

Britania e Madhe kishte fituar në Mitrovicë 63:71, dhe Kosova duhet të shënojë fitore me më shumë se tetë pikë dallim. Ndeshja e sotme fillon nga ora 20:00. Nëse Kosova kualifikohet në rrethin e ardhshëm, do të jetë në grup me Gjermaninë, Francën dhe Malin e Zi.

RAPORTO