Kosova vs Danimarka miqësore në Prishtinë

30.01.2019

Përfaqësuesja e Kosovës do të këtë edhe një ndeshje miqësore para fillimit të kualifikimeve për kampionatin evropian 2020. Kosova do të përballet me Danimarkën në një lojë miqësore, ndeshja mes këtyre dyja ekipeve do të zhvillohet në fushën e stadiumit të Prishtinës, më 21 mars. “Po është e vërtetë që Kosova do të luajë me Danimarkën. […]

Kosova vs Danimarka miqësore në Prishtinë Foto: Ilustrim

Përfaqësuesja e Kosovës do të këtë edhe një ndeshje miqësore para fillimit të kualifikimeve për kampionatin evropian 2020.

Kosova do të përballet me Danimarkën në një lojë miqësore, ndeshja mes këtyre dyja ekipeve do të zhvillohet në fushën e stadiumit të Prishtinës, më 21 mars.

“Po është e vërtetë që Kosova do të luajë me Danimarkën. Ndeshja do të luhet më 21 mars në kryeqytetin tonë”, ka pohuar zyrtari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Mirsad Çollaku për Telegrafin.

Kombëtarja e Danimarkës në Kampionatin Botëror 2018 ka shkuar deri në fazën e eliminimëve.

Ndërkohë Kosova, katër ditë para takimit me danezët, Kosova do të luajë ndeshjen e parë për kualifikuese me Bullgarinë.

Kujtojmë se ‘dardanët’ kanë rast të artë që edhe përmes ‘play-off’ të kualifikohen në Euro 2020, ku do të takohet në gjysmëfinale me Maqedoninë.