Kosova U 21 sot kërkon fitoren “vëllazërore” drejt kualifikimit në evropian

15.10.2019

Kombëtarja e Kosovës U-21 sot do të luajë ndeshjen e radhës kualifikuese për “Euro 2020”. Por kundërshtari i sotëm do të jetë më i veçantë. Në “Elbasan Arena” nga ora 19:00, Kosova U-21 do të jetë mysafire e Shqipërisë U-21, që drejtohet nga Alban Bushi. Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare “vëllazërore” në […]

Kosova U 21 sot kërkon fitoren “vëllazërore” drejt kualifikimit në evropian Foto: Ilustrim

Kombëtarja e Kosovës U-21 sot do të luajë ndeshjen e radhës kualifikuese për “Euro 2020”.

Por kundërshtari i sotëm do të jetë më i veçantë.

Në “Elbasan Arena” nga ora 19:00, Kosova U-21 do të jetë mysafire e Shqipërisë U-21, që drejtohet nga Alban Bushi.

Kjo do të jetë ndeshja e parë zyrtare “vëllazërore” në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat gjenden në grupin e njëjtë.

Shqipëria U-21 pas pesë takimeve ka vetë dy pikë në renditje.

Kurse, Kosova në tre takime numëron 6 pikë, duke pësuar humbje vetëm nga Anglia U-21.