Kosova U-21 mposhtet thellë nga Austria U-21, ku ishte i ftuar edhe ylli i FC Ballkanit

16.11.2019

Kombëtarja e Kosovës U21 ka pësuar humbje nga Austria U21, me rezultat të thellë, 4:0, në Ried, në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2021. Dardanët e rinj në këtë ndeshje luajtën pa gjashtë futbollistë titullarë, të cilët munguan për shkak të lëndimeve dhe kjo ndikoi dukshëm në lojën e tyre përballë njërës prej favoritëve të […]

Kosova U-21 mposhtet thellë nga Austria U-21, ku ishte i ftuar edhe ylli i FC Ballkanit Foto: Ilustrim

Kombëtarja e Kosovës U21 ka pësuar humbje nga Austria U21, me rezultat të thellë, 4:0, në Ried, në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2021.

Dardanët e rinj në këtë ndeshje luajtën pa gjashtë futbollistë titullarë, të cilët munguan për shkak të lëndimeve dhe kjo ndikoi dukshëm në lojën e tyre përballë njërës prej favoritëve të këtij grupi.

Rezultatin e zhbllokoi Marko Ragus (14’), derisa më pas Marco Fridel shënoi dy herë, fillimisht në minutën e 20-të për 2:0 dhe më pas në të 69-tën për 3:0. Ndërkohë, serinë e golave e përmbylli Sandi Lovric, në minutën e 74-t nga penalltia.

Do theksuar se në pjesën e dytë tek rezultati 2:0, Lirim Kastrati ishte në mundësi të miri shënimi, por golin ia mohoi traversa e portës austriake, derisa në minutën e 86-të Valdrin Mustafa e kaloi edhe portierin, por nuk e arriti ta çojë topin në rrjetën e zbrazët.

Pas kësaj fitoreje Austria ka 12 pikë, sa ka edhe kryesuesja e renditjes, Anglia, derisa Kosova renditet e treta me gjashtë pikë të grumbulluara.