Kosova sot nis kualifikimet për Botërorin 2022, përballet me Suedinë në “Fadil Vokrri”

Sonte Kombëtarja e Kosovës në futboll e nis kampanjën për kualifikim në Kampionatin Botëror Katar 2022.

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë vendi ku “Dardanët” e zhvillojnë ndeshjen e parë kualifikuese ndaj Suedisë së Zlatan Ibrahimovicit.

Me lojtarë të klasit botëror si Ibrahimovic, Kulusevski, Isac e Lindelof, Suedia do të synojë veç fitoren në këtë përballje.

Në anën tjetër, Kosova që nuk favorizohet në këtë takim do të synojë befasinë, teksa do të kënaqej edhe me një barazim.

Kujtojmë se Suedia e ka fituar ndeshjen e parë të fazës kualifikuese të zhvilluar para tri ditëve ndaj Gjeorgjisë me rezultat minimal 1:0.

Ndeshja Kosovë – Suedi fillon nga ora 20:45 dhe luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

RAPORTO