Kosova shënon fitore të thellë ndaj Armenisë në Kampionatin Europian

15.07.2019

Kosova U20 (M) ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Europian, Divizioni B, duke mundur bindshëm Armeninë me rezultat 97:40. Kosova ka dominuar nga fillimi deri në fund, duke arritur fitore të merituar. Çerekun e parë e fituan me rezultat 20:14, kurse shumë më bindës ishin në atë të dytë, duke e fituar 23:10, për […]

Kosova shënon fitore të thellë ndaj Armenisë në Kampionatin Europian Foto: Ilustrim

Kosova U20 (M) ka shënuar fitoren e parë në Kampionatin Europian, Divizioni B, duke mundur bindshëm Armeninë me rezultat 97:40.

Kosova ka dominuar nga fillimi deri në fund, duke arritur fitore të merituar. Çerekun e parë e fituan me rezultat 20:14, kurse shumë më bindës ishin në atë të dytë, duke e fituar 23:10, për të shkuar në pushim me rezultat 43:24.

Me dominim total kanë vazhduar edhe në pjesën e dytë. Periodën e tretë e fitojnë me rezultat 23:4 dhe atë të fundit 31:12, për të fituar në fund me rezultat bindës me rezultat 97:40.

Atik Koshi u dallua me 22 pikë, derisa pikë dyshifrore shënuan edhe Leon Neziri 14, Andi Vrapcani 13 dhe Meriton Ismaili 13. Dardan Kapiti kontribuoi me gjashtë pikë e nëntë kërcime.

Kosova ndeshjen e ardhshme në grupe e zhvillon ndaj Gjeorgjisë të martën, kurse të mërkurën do të përballet me Suedinë. Më herët, Dardanët kishin pësuar humbje nga Holanda dhe Estonia.