Përfaqësuesja A e Kosovës ka arritur që të shënoi fitore edhe në ndeshjen e dytë miqësore ndaj Shqipërisë.

Në ndeshjen e zhvilluar sonte në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, Kosova shënoi fitore me rezultatin 88-71.

Kjo ishte fitorja e dytë për ‘Dardanët’, pas asaj që shënuan dje(e premte) me rezultatin 98-85.

Këto ndeshje i shërbyen dy trajnerëve që të shohin formën e lojtarëve dhe të përgatitin ekipet e tyre sa më mirë për ndeshjet zyrtare që zhvillohen gjatë muajit gusht.

Kosova është në grup me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe në parakualifikimet për ‘Eurobasket 2021’, kurse Shqipëria me Bullgarinë dhe Danimarkën.