Kosova shënon fitore ndaj Bullgarisë

28.02.2019

Ambasadorit i Republikës së Kosovës në Sofje Edon Cana së bashku me Ambasdoren e Shqipërisë, Donika Hoxhën kanë takuar Përfaqësuesen e Femrave të Kosovës në Futboll, e cila fitoi edhe ndeshjen e dytë me rezultat të thellë kundër Bullgarisë. Këtë e bëri të ditur vetë ambasadori Cana, përmes një postimi në fb. ‘Sot kisha kënaqesin […]

Kosova shënon fitore ndaj Bullgarisë Foto: Ilustrim

Ambasadorit i Republikës së Kosovës në Sofje Edon Cana së bashku me Ambasdoren e Shqipërisë, Donika Hoxhën kanë takuar Përfaqësuesen e Femrave të Kosovës në Futboll, e cila fitoi edhe ndeshjen e dytë me rezultat të thellë kundër Bullgarisë.

Këtë e bëri të ditur vetë ambasadori Cana, përmes një postimi në fb.

‘Sot kisha kënaqesin të takoj në Sofje së bashku me Ambasadorën e Shqipërise znj. Donika Hoxha, Përfaqesuesën e Femrave të Kosovës në Futboll të cilet para dy dite fituan në ndeshjen miqesore kundër perfaqësuesës së Bullgaris 2:1 ndersa sot me rezultatin 4:1.  mPërgezime përzgejdhëses, trajnerit dhe gjithë stafit për keto rezultate. Vajzat tona, Krenaria jonë,’ ka shkruar Cana.

Ndryshe, përfaqësuesja e femrave e Kosovës ka zhvilluar miqësoren e dytë brenda pak ditësh ndaj Bullgarisë.

Në takimin e parë, fitoi me rezultat 2:1.

Për Kosovën këto dy miqësore vijnë në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet e Evropianit 2021./gazetametro.net