Kosova renditet e 2-ta në botë me me medalje Olimpike në xhudo

30.07.2021

Kosova edhe pse vend më i vogël se Franca, Gjermania, Korea, por sukseset e saj në xhudo e kanë bërë më të fuqishme në botë. Sa i përket xhudos, Republika e Kosovës është shteti më i suksesshëm pas Japonisë. Shteti i Kosovës renditet e dyta në top 10 vendet e para për medalje sa i […]

Kosova renditet e 2-ta në botë me me medalje Olimpike në xhudo Foto: Ilustrim

Kosova edhe pse vend më i vogël se Franca, Gjermania, Korea, por sukseset e saj në xhudo e kanë bërë më të fuqishme në botë.

Sa i përket xhudos, Republika e Kosovës është shteti më i suksesshëm pas Japonisë.

Shteti i Kosovës renditet e dyta në top 10 vendet e para për medalje sa i përket sportit të xhudos në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Japonia renditet në vendin e parë në botë, me dy me medalje të arta, një të argjendtë dhe një të bronztë.

Ndërsa vendin e dytë në këtë renditje e mban Kosova me dy medalje të arta.

Kurse, Franca renditet në pozitën e tretë me një medalje të artë, tri të argjendta dhe një të bronztë, vendin e katërt e mban Gjorgjia me një të dhe dy të argjendta.

Më poshtë lisa e plotë të 10 vendeve më të suksesshme në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.