Kosova pëson humbje ndaj Çekisë, vazhdon ëndrrën në Ligën e Kombeve

14.11.2019

Kosova ka humbur me rezultat 2-1 në ndeshjen e sotme kundër Çekisë, golin e parë në ndeshje e shënoi Kosova përmes golit të Atdhe Nuhiut. Mirëpo epërsinë e mbajti vetëm deri në minutën e 70’ kur Çekia arriti të barazonte përmes golit të shënuar nga Kral. E i njëjti futbollistë arriti të shënoj edhe golin […]

Kosova pëson humbje ndaj Çekisë, vazhdon ëndrrën në Ligën e Kombeve Foto: Ilustrim

Kosova ka humbur me rezultat 2-1 në ndeshjen e sotme kundër Çekisë, golin e parë në ndeshje e shënoi Kosova përmes golit të Atdhe Nuhiut.

Mirëpo epërsinë e mbajti vetëm deri në minutën e 70’ kur Çekia arriti të barazonte përmes golit të shënuar nga Kral.

E i njëjti futbollistë arriti të shënoj edhe golin e dytë në minutën e 80’.

Mirëpo ëndrra e Kosovës për Euro 2020 nuk ka përfunduar sepse e ka edhe një shans që të kualifikohet përmes ligës së kombeve, raporton IndeksOnline.

Kurse Kosova të dielën në Prishtinë do të luaj kundër Anglisë, për ta përmbyllur kështu në mënyrë madhështore këtë rrugëtim për kualifikimet.