Kosova do të jetë pjesë e Grupit A, ku përveç Spanjës do të përballet edhe me Rumaninë, Finlandën, Qipron dhe San Marinon. Një grup i vështirë për të rinjtë tanë, por që do të shërbejë si një test i rëndësishëm për të parë potencialin e tyre.
Ndeshjet kualifikuese do të fillojnë në fillim të vitit 2025 dhe do të zgjasin deri në fund të vitit 2026. Fituesit e 9 grupeve, së bashku me vendin e dytë më të mirë, do t’i bashkohen Shqipërisë dhe Serbisë, të cilat janë kualifikuar automatikisht si organizatore të turneut. Tetë skuadrat e tjera të vendeve të dyta do të luajnë në play-off për 4 vendet e mbetura në fazën finale, e cila do të zhvillohet me 16 ekipe.
Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë kosovarë që të tregojnë talentin e tyre dhe të përfaqësojnë denjësisht vendin tonë në një kompeticion të madh siç është Kampionati Evropian U21.
Grupet e plota të kualifikueseve:
Grupi A: Spanjë, Rumani, Finlandë, Kosovë, Qipro, San Marino Grupi B: Portugali, Çeki, Bullgari, Skoci, Azerbajxhan, Gjibraltar Grupi C: Francë, Zvicër, Islandë, Ishujt Faroe, Luksemburg, Estoni Grupi D: Angli, Irlandë, Sllovaki, Moldavi, Kazakistan, Andorra Grupi E: Itali, Poloni, Suedi, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Armeni Grupi F: Gjermani, Gjeorgji, Greqi, Irlandë e Veriut, Letoni, Maltë Grupi G: Holandë, Norvegji, Slloveni, Izrael, Bosnjë Hercegovinë Grupi H: Ukrainë, Kroaci, Hungari, Turqi, Lituani Grupi I: Danimarkë, Belgjikë, Austri, Uells, Bjellorusi
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) u uron suksese të gjitha kombëtarëve U21 në kualifikueset e Kampionatit Evropian 2027.