Kosova për gjashtë pozita më lartë në renditjen e FIFA-s

14.06.2019

Kombëtarja e Kosovës e cila ndodhet një seri të jashtëzakonshme prej 14 ndeshjeve pa humbje, është ngjitur për 6 pozita në renditjen e re të FIFA-s, që u publikua sot. Barazimi me Malin e Zi në Podgoricë dhe fitorja në Sofje kundër Bullgarisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020, ka bërë që tashmë […]

Kosova për gjashtë pozita më lartë në renditjen e FIFA-s Foto: Ilustrim

Kombëtarja e Kosovës e cila ndodhet një seri të jashtëzakonshme prej 14 ndeshjeve pa humbje, është ngjitur për 6 pozita në renditjen e re të FIFA-s, që u publikua sot.

Barazimi me Malin e Zi në Podgoricë dhe fitorja në Sofje kundër Bullgarisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2020, ka bërë që tashmë Dardanët të renditen në pozitën e 121-të të FIFA-s, që njëherësh është pozita më e lartë deri më tash që prej anëtarësimit në FIFA në maj të vitit 2016.

Kosova e nisi historinë e saj në renditjen e FIFA-s nga pozita e 190-të dhe gjatë periudhës trevjeçare ka arritur ta përmirësojë pozitën e saj për 69 vende.

Dardanët kanë fituar 25 pikë të reja në renditje, duke qenë kombëtarja me më së shumti pikë të fituara në këtë muaj.