Kosova në epërsi, Vojvoda shënon golin e dytë

07.09.2019

Kosova ka kaluar në epërsi me rezultat 2:1 në ndeshjen kundër Republikës Çeke, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020. Në minutën e 66-të të ndeshjes, Mergim Vojvoda e rrëmbeu rezultatin, nga një goditje këndi e ekzekutuar me shpejtësi. Kujtojmë se […]

Kosova në epërsi, Vojvoda shënon golin e dytë Foto: Ilustrim

Kosova ka kaluar në epërsi me rezultat 2:1 në ndeshjen kundër Republikës Çeke, e cila po zhvillohet për momentin në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të kampanjës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2020.

Në minutën e 66-të të ndeshjes, Mergim Vojvoda e rrëmbeu rezultatin, nga një goditje këndi e ekzekutuar me shpejtësi.

Kujtojmë se në minutën e 20′ lojtari kosovar Vedat Muriqi barazoi rezultatin ndaj Çekisë.

Kjo ndeshje ka rëndësi të madhe për Kosovën pasi që Republika Çeke konsiderohet rivali i drejtpërdrejtë për kualifikim në EURO, përkundër që “Dardanëve” u mbetet edhe mundësia e kualifikimit në këtë Kampionat përmes play-offs të Ligës së Kombeve.