Kosova në epërsi, shënon Rashica

Milot Rashica ka shënuar gol ndaj Kombëtares së Malit të Zi, në ndeshjen që po zhvillohet në Potgoricë.

Pas 3 tentimeve numri 7 i Kombëtares së Kosovës, Rashica arriti të shënojë goll. Aksioni u nis nga Halimi në krahun e majtë, Zeneli depërtoi, e rrëzuan dhe topi i shkoi Rashicës, i cili me gjakftohtësinë më të madhe e palsoi në rrjetë.

Në minutën e 25-të, Milot Rashica ka shënuar një gol të bukur në Podgoricë.

Kujtojmë që Kosova është mysafir i Malit të Zi në ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian, ‘Euro 2020’.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.