Kosova ndër më të suksesshmet për vitin 2018 sipas FIFA-s, ngritët për 46 pozita
Kombëtarja e Kosovës në futboll për vitin 2018 shënoi rezultate të jashtëzakonshme. FIFA shtëpia më e madhe e futbollit, njoftoi se brenda vitit Kosova ka arritur që të ngritet për 46 pozita në renditjen zyrtare Kosova e arriti këtë falë paraqitjeve të jashtëzakonshme që bëri bë kuadër të ligës D në Ligën e Kombeve, kështu […]
Kombëtarja e Kosovës në futboll për vitin 2018 shënoi rezultate të jashtëzakonshme.
FIFA shtëpia më e madhe e futbollit, njoftoi se brenda vitit Kosova ka arritur që të ngritet për 46 pozita në renditjen zyrtare
Kosova e arriti këtë falë paraqitjeve të jashtëzakonshme që bëri bë kuadër të ligës D në Ligën e Kombeve, kështu është renditur ndër përfaqësueset më të suksesshme në këtë vit.
Dy lojët e fundit të Kosovës, Malta-Kosova 0:4 dhe Kosova-Azerbejxhan 5-0, dëshmuan se ky ekip me lojtarë të rinj, është ndërtuar për të shënuar edhe suksese tjera.
Kësaj renditje i prijnë Belgjika e cila cilësohet si kombëtarja më e suksesshme, pas tyre vijnë Franca, Brazili dhe Kroacia, njofton FIFA, përcjellë Klan Kosova.