Kosova mposht Gambinë në miqësoren e katërt

11.06.2021

Kombëtarja e Kosovës e ka mposhtur Gambinë. Ndeshjen miqësore të zhvilluar në Turqi Kosova e ka fituar me rezultat 1-0. Arbër Hoxha e ka kaluar Kosovën në epërsi në ndeshjen ndaj Gambisë. Hoxha ka realizuar në minutën e 80-të.  Në minutën e 82-të futbollisti i Gambisë nuk ka arritur ta bëjë gol penalltinë e akorduar.  […]

Kosova mposht Gambinë në miqësoren e katërt Foto: Ilustrim


Kombëtarja e Kosovës e ka mposhtur Gambinë. Ndeshjen miqësore të zhvilluar në Turqi Kosova e ka fituar me rezultat 1-0.

Arbër Hoxha e ka kaluar Kosovën në epërsi në ndeshjen ndaj Gambisë.

Hoxha ka realizuar në minutën e 80-të. 

Në minutën e 82-të futbollisti i Gambisë nuk ka arritur ta bëjë gol penalltinë e akorduar. 

Në pjesën e parë rrjetat e portës kanë mbetur të paprekura. 

Trajneri kosovar u ka dhënë rastin disa futbollistëve të cilët më herët nuk kanë luajtur në ndeshje zyrtare. 

Kosova më herët fitoi ndaj San Marinos dhe humbi nga Guinea.