Kosova mëson rivalët në kualifikimet për Euro U17 dhe Euro U19 për femrat

12.03.2021

Dje në selinë e UEFA-së është hedhur shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian për femra, në grupmoshat U17 dhe U19. Në kualifikimet e grupmoshës U17 do të marrin pjesë 49 ekipe, që është shifër rekorde për UEFA-n për këtë grupmoshë dhe cikli kualifikues organizohet në format të ri, me dy liga (A dhe B) të […]

Kosova mëson rivalët në kualifikimet për Euro U17 dhe Euro U19 për femrat Foto: Ilustrim

Dje në selinë e UEFA-së është hedhur shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian për femra, në grupmoshat U17 dhe U19.

Në kualifikimet e grupmoshës U17 do të marrin pjesë 49 ekipe, që është shifër rekorde për UEFA-n për këtë grupmoshë dhe cikli kualifikues organizohet në format të ri, me dy liga (A dhe B) të ndara në grupe, që do të garojnë në dy raunde kualifikuese për një vend në turneun final që do të mbahet në Bosnjë e Hercegovinë. Kosova bën pjesë në Grupin 1 të Ligës B, së bashku me Bjellorusinë, Gjeorgjinë dhe Luksemburgun.

Raundi i parë do të vendosë se cilat skuadra promovohen dhe zbresin në ligat A dhe B përpara raundit të dytë që do të zhvillohet në pranverën e vitit 2022. Ndeshjet e raundit të parë në grupe do të zhvillohen ndërmjet 1 gushtit dhe 14 nëntorit.

Nga Liga B në Ligën A promovohen pas raundit të parë kualifikues gjashtë fituesit e grupeve si dhe skuadra e dytë më e mirë, derisa nga Liga A në B bien shtatë ekipet e fundit në grupe. Shorti i raundit të dytë do të tërhiqet në fund të vitit 2021, e ku më pas shtatë fituesit e grupeve të Ligës A në kualifikimet që zhvillohen në pranverë do t’i bashkohen Bosnjë e Hercegovinës në finalet e Evropianit U17 në verën e vitit 2022.

Ndërkohë, në kualifikimet e Evropianit për grupmoshën U19, Kosova bën pjesë në Grupin 5 të Ligës B, së bashku me Kroacinë, Letoninë dhe Lihtenshtajnin. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Kroaci në muajin tetor.

Edhe këto kualifikime zhvillohen në format të ri. Raundi i parë do të vendosë se cilat skuadra promovohen dhe zbresin në ligat A dhe B përpara raundit të dytë që do të zhvillohet në pranverën e vitit 2022.

Nga Liga B në Ligën A promovohen pas raundit të parë kualifikues gjashtë fituesit e grupeve si dhe skuadra e dytë më e mirë, derisa nga Liga A në B bien shtatë ekipet e fundit në grupe. Shorti i raundit të dytë do të tërhiqet në fund të vitit 2021, e ku më pas shtatë fituesit e grupeve të Ligës A në kualifikimet që zhvillohen në pranverë do t’i bashkohen Çekisë në finalet e Evropianit U19 nga 27 qershori deri më 9 korrik të vitit 2022.

Kualifikimet U19
Liga A
Grupi A1: Holanda, Skocia, Austria, Ukraina
Grupi A2: Franca, Suedia, Islanda, Serbia
Grupi A3: Gjermania, Belgjika, Rusia, Sllovenia
Grupi A4: Danimarka, Finlanda, Hungaria, Turqia
Grupi A5: Zvicra, Anglia, Republika e Irlandës, Irlanda e Veriut
Grupi A6: Spanja, Republika Çeke, Portugalia, Sllovakia
Grupi A7: Norvegjia, Italia, Polonia, Azerbajxhani

Liga B
Grupi B1: Bjellorusia, Ishujt Faroe, Maqedonia e Veriut, Qipro
Grupi B2: Greqia, Bullgaria, Lituania, Kazakistani
Grupi B3: Uells, Shqipëri, Moldavi, Andorra
Grupi B4: Izraeli, Rumania, Gjeorgjia, Malta
Grupi B5: Kroacia, Kosova, Letonia, Lihtenshtajni
Grupi B6: Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Estonia, Armenia

Kualifikimet U17
Liga A
Grupi A1: Norvegjia, Republika e Irlandës, Hungaria, Bullgaria
Grupi A2: Holandë, Republikë Çeke, Slloveni, Skoci
Grupi A3: Italia, Franca, Suedia, Uellsi
Grupi A4: Gjermania, Finlanda, Portugalia, Bosnjë dhe Hercegovina
Grupi A5: Anglia, Polonia, Belgjika, Rusia
Grupi A6: Danimarka, Austria, Zvicra, Greqia
Grupi A7: Spanja, Serbia, Islanda, Irlanda e Veriut

Liga B
Grupi B1: Bjellorusia, Gjeorgjia, Kosova, Luksemburgu
Grupi B2: Lituania, Kroacia, Armenia, Kazakistani
Grupi B3: Ukraina, Estonia, Moldavia, Maqedonia e Veriut
Grupi B4: Sllovakia, Izraeli, Ishujt Faroe
Grupi B5: Turqia, Rumania, Letonia
Grupi B6: Azerbajxhani, Mali i Zi, Shqipëria