Kosova merr gjashtë medalje në garën ndërkombëtare të skijimit
Kosova arriti të fitojë 6 medalje, 2 të arta dhe 4 të bronzta në garën ndërkombëtare në nivel të FIS-it (Federatës Ndërkombëtare të Skijimit), “DARDANIA CUP – Arxhena” për kategoritë (U14 & U16) në disiplinën e Sllallomit (SL) dhe Sllallomit të Madh (GS). Në Brod të Dragashit, Federata Skitare e Kosovës organizoi për herë të dytë garën […]
Kosova arriti të fitojë 6 medalje, 2 të arta dhe 4 të bronzta në garën ndërkombëtare në nivel të FIS-it (Federatës Ndërkombëtare të Skijimit), “DARDANIA CUP – Arxhena” për kategoritë (U14 & U16) në disiplinën e Sllallomit (SL) dhe Sllallomit të Madh (GS).
Në Brod të Dragashit, Federata Skitare e Kosovës organizoi për herë të dytë garën ndërkombëtare, ku kanë marrë pjesë garuesë të reprezentacioneve të shteteve nga Shqipëria, Maqedonia, Sllovakia, Hungaria, Turqia dhe Kosova.
Në kategorinë e femrave U16 në disiplinën e Slalomit të madh vendin e parë dhe medaljen e artë e fitoi Lirika Deva dhe vendin e 3 dhe medaljen e bronztë e fitoi Elena Hoxha.
ë kategorinë e femrave U14 në disiplinen e Slalomit të madh vendin e 3 dhe medaljen e bronztë e fitoi Klara Sefaj.
Në kategorinë e femrave U14 në disiplinën e Slalomit vendin e 3 dhe medaljen e bronztë e fitoi Klara Sefaj.
Në kategorinë e femrave U16 në disiplinën e Slalomit vendin e 1 dhe medaljen e artë e fitoi Lirika Deva.
Në kategorinë e meshkujve U16 në disiplinen e Slalomit vendin e 3 dhe medaljen e bronztë e fitoi Klos Vokshi.