Kosova me shumë mungesa në ndeshjen ndaj Suedisë

10.12.2019

Menaxheri i kombëtares Bajram Shala edhe ndihmës selektori Muharrem Sahiti, janë paraqitur në konferncë për media. Ata kanë folur për ndeshjen me Suedinë, e cila luhet jashtë kalendarit të FIFA-s. “Ndeshja është jashtë kalendarit të FIFA-s dhe lojtarët kryesorë do të mungojnë”, deklaroi Sahiti. “Jemi duke biseduar me disa lojtarë të Kosovës të cilët gjenden […]

Kosova me shumë mungesa në ndeshjen ndaj Suedisë Foto: Kombëtarja e Kosovës

Menaxheri i kombëtares Bajram Shala edhe ndihmës selektori Muharrem Sahiti, janë paraqitur në konferncë për media.

Ata kanë folur për ndeshjen me Suedinë, e cila luhet jashtë kalendarit të FIFA-s.

“Ndeshja është jashtë kalendarit të FIFA-s dhe lojtarët kryesorë do të mungojnë”, deklaroi Sahiti.

“Jemi duke biseduar me disa lojtarë të Kosovës të cilët gjenden në Skandinavi për të luajtur në këtë ndeshje”.

Në këtë ndeshje pritet të luajë Herolind Shala, i cili mundoi për shkak të lëndimit në dy takimet e fundit.

“Herolind Shala pritet që të vijë”, shtoi Sahiti.