Kosova me dy super përforcime në vitin 2019

05.01.2019

Pas vitit fantastik pa humbje, “Dardanët” pritet të jenë edhe më të fortë këtë vit, përfaqësuesja e Kosovës e kaloi një vit fantastik në 2018 duke mos e pësuar asnjë humbje. Verdhekaltrit i mahnitën të gjithë me paraqitjet fantastike në Ligën e Kombeve dhe në ndeshjet miqësore që i zhvilluan në pjesën e parë të vitit […]

Kosova me dy super përforcime në vitin 2019 Foto: Ilustrim

Pas vitit fantastik pa humbje, “Dardanët” pritet të jenë edhe më të fortë këtë vit, përfaqësuesja e Kosovës e kaloi një vit fantastik në 2018 duke mos e pësuar asnjë humbje.

Verdhekaltrit i mahnitën të gjithë me paraqitjet fantastike në Ligën e Kombeve dhe në ndeshjet miqësore që i zhvilluan në pjesën e parë të vitit që shkoi.

Mirëpo, “Dardanët” këtë vit pritet të jenë edhe më të fortë, Super Sport shkruan se skuadrës së trajnerit Bernard Challandes pritet t’i shtohen elementë të tjerë cilësorë, për ta rritur nivelin, raporton Klan Kosova.

Trajneri zviceran ka konfirmuar se Kosova është shumë afër me dy prurje të reja, Florent Hadërgjonaj dhe Bastien Toma, të cilët kanë pranuar ta veshin fanellën e përfaqësueses dhe ata do të jenë pjesë e listës këtë pranverë. Florent Hadërgjonaj nuk ka bërë asnjë paraqitje me Zvicrën, ndërsa ka të drejtë ta zgjedh Kosovën.

Futbollisti i Huddersfieldit në Premierligë është aktivizuar më parë në Kombëtaret e moshave të reja të Helvetikëve duke spikatur në të djathtë të mbrojtjes.

Lojtari tjetër Bastien Toma, 19 vjeç aktualisht aktivizohet te Sion dhe ka pranuar të luajë për Kosovën, por pret konfirmimin nga UEFA, edhe ai është aktivizuar me përfaqësueset e grupmoshave të reja në Zvicër.