Kosova – Mali i Zi, caktohen gjyqtarët e takimit

11.10.2019

UEFA i ka caktuar gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, e cila do të zhvillohet të hënën e ardhshme. Artur Dias nga Portugalia do të jetë referi kryesor i kësaj ndeshjeje të rëndësihme për “Dardanët” Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) i ka zbuluar sot emrat e gjyqtarëve […]

Kosova – Mali i Zi, caktohen gjyqtarët e takimit Foto: Ilustrim

UEFA i ka caktuar gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, e cila do të zhvillohet të hënën e ardhshme. Artur Dias nga Portugalia do të jetë referi kryesor i kësaj ndeshjeje të rëndësihme për “Dardanët”

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) i ka zbuluar sot emrat e gjyqtarëve që do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen e rëndësishme të Përfaqësueses së Kosovës ndaj Malit të Zi, shkruan Gazeta Express.

“Dardanët” do të luajnë me malazezët në duelin që do të zhvillohet të hënën duke filluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45.

Me këtë rast, gjyqtari nga Portugalia, Artur Manuel Ribeiro Soares Dias do të jetë referi kryesor i takimit, derisa asistentë të tij do të jetë dyshja tjetër portugeze, Rui Licínio Barbosa Tavares dhe Paulo Alexandre dos Santos Soares, raporton GazetaExpress

Referi i katërt do të jetë Hugo Filipe Ferreira de Campos Moreira Miguel.

Kosova ka aktualisht 8 pikë në Grupin A dhe gjendet në pozitën e tretë, një pikë më pak se Republika Çeke, e cila është e dyta.