Kosova luan sot miqësoren e katërt të qershorit, përballet me Gambinë

11.06.2021

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Antali para miqësores të radhës. Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot ndaj Gambisë një ndeshje miqësore të luksit në Antalia të Turqisë. Për Dardanët kjo ndeshje është miqësorja e katërt me radhë. Djelmoshat e Kosovës në drejtim të trajnerit Bernard Challandes në miqësoren ndaj Gambisë […]

Kosova luan sot miqësoren e katërt të qershorit, përballet me Gambinë Foto: Ilustrim

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar stërvitjen e fundit në Antali para miqësores të radhës.

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sot ndaj Gambisë një ndeshje miqësore të luksit në Antalia të Turqisë.

Për Dardanët kjo ndeshje është miqësorja e katërt me radhë.

Djelmoshat e Kosovës në drejtim të trajnerit Bernard Challandes në miqësoren ndaj Gambisë vijnë me dy fitore e një humbje.

Në ndeshjen e parë miqësore e cila u zhvillua në Prishtinë, Kosova shënoi fitore me rezultat 4-1 ndaj San Marinos, ndërsa ndeshja e dytë u zhvillua në Austri, këtë herë ndaj Maltës, ku Dardanët shënuan fitore me rezultat 2-1 dhe në miqësoren e tretë ndaj Guinesë e cila u zhvillua në Turqi, Kosova shënoi humbje me rezultat 1-2.

Sot (e premte), Dardanët janë gati për ndeshjen e katërt miqësore apo të dytën në Turqi, pasi sot përballen me Gambinë.

Dardanët do të dalin në fushën e ‘Arslan Zeki Demirci Spor’ me fillim nga ora 19:00.