08.10.2019, 23:26

Kosova fiton me përmbysje ndaj Estonisë

Kosova ka regjistruar fitore në ndeshjen e zhvilluar si mysafirë kundër Estonisë.

Vashat tona kanë mposhtur me përmbysje skuadrën e Estonisë në ndeshjen e zhvilluar pasditen e sotme (e martë) në kuadër të Grupit A të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

Nikoqiret siguruan epërsinë në minutën e 22′ duke realizuar për 1 me 0 nga pika e bardhë – goditje që u ekzekutua nga Katrin Loo.

Por, vashat tona arritën të barazojnë shifrat vetëm tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë duke realizuar për 1 me 1 me anë të Modesta Ukës.

Goli i përmbysjes u realizua sërish nga Uka në minutën e 56′ dhe në fund doli të jetë vendimtar.

LEXO EDHE:  Ibrahimovic pranë kalimit në ekipin e famshëm evropian

Kosova qëndron në pozitën e katërt në tabelë pas dy fitoreve nga tri ndeshjet e zhvilluara deri tani në Grupin A./arbresh.info/

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.