Sport

Kosova e para në xhudo, lë pas edhe Japoninë me finale të fituara

Në një artikull të Judo Inside, thuhet se Kosova është perfeksionuar në artin e triumfit në finalet e xhudos në dhjetë vitet e fundit.

Sipas sajtit i dedikuar për xhudo, Judo Inside, ka publikuar një artikull shumë interesant, për vendet më të suksesshme nëpër finale.

Kosova e drejtuar nga Driton Kuka në krye me Majlinda Kelmendin, ka lënë pas edhe Japoninë, vend që njihet si origjina e xhudos.

“Japonia ka fituuar 65 përqind të të gjitha finaleve, që është e dyta ma e larta mbas Kosovës”, shkruan Judo Inside.

“Për dhjetë vjet Kosova ka fituar 69 për qind të finaleve dhe viti 2009 ishte hera e parë kur Majlinda Kelmendi fitoi për të parën herë titujt e Europës dhe Botës për juniorë”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.