Kosova e gatshme për ndeshjen ndaj Turqisë

Kosova e gatshme për ndeshjen ndaj Turqisë

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka mbajtur konferencë për media në prag të ndeshjes kundër Turqisë, e cila zhvillohet të premten në orën 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Në këtë konferencë u paraqitën përzgjedhësja Afërdita Fazlija, kapitenia Valentina Limani dhe lojtarja Erëleta Memeti.

Përzgjedhësja e Kosovës, Afërdita Fazlija u shpreh se kjo do të jetë një ndeshje mjaft cilësore nga të dyja skuadrat dhe shpreson për fitore.

“Sa i përket kundërshtarit kemi informata. Para dy vjetësh kemi zhvilluar një ndeshje miqësore me Turqinë. Por nëse e shohim progresin e kombëtares sonë, mendoj që kjo ndeshje do të jetë mjaft cilësore nga të dyja skuadra. Unë pres nga kombëtarja që ta fitojmë këtë ndeshje. Me siguri që rezultatet e kombëtares së meshkujve nuk mund të themi se na kanë futur në presion, përkundrazi na kanë motivuar”, tha Fazlija.

Ndërsa kapitenia Valentina Limani u shpreh optimiste para ndeshjes, duke parë dhe mënyrën se si po shkojnë përgatitjet.

“Besoj që vajzat janë shumë të motivuara. Mendoj që do ta japim maksimumin. Duhet t’i kryejmë detyrat që na thotë trajneri dhe beson që do të dalim triumfues. Skuadra është e bashkuar mes vete dhe besoj se do të kemi rezultate pozitive”, tha Limani.

Ndërkaq Erlëta Memeti tha se pret një përkrahje të madhe nga tifozët kosovarë.

“E dimë që Turqia ka një përvojë më të madhe, por besoj që fal përkrahjes së madhe do të dalim fitues”, u shpreh Memeti.

RAPORTO