Korenica i FC Ballkanit flet për formën e lartë në vitin 2022

22.02.2022

Pas 20-të javësh në BKT Superligën e Kosovës, skuadra nga Suhareka është në pozitën e parë dhe çerek-finalist në Kupën e Kosovës. Për formën e lartë të skuadrës dhe shkëlqimin e tij nga ardhja e trajnerit Daja, në një intervistë për Gazetën OLLE është rrëfyer Meriton Korenica i cili në ndeshjet e fundit ka qenë […]

Korenica i FC Ballkanit flet për formën e lartë në vitin 2022

Pas 20-të javësh në BKT Superligën e Kosovës, skuadra nga Suhareka është në pozitën e parë dhe çerek-finalist në Kupën e Kosovës.

Për formën e lartë të skuadrës dhe shkëlqimin e tij nga ardhja e trajnerit Daja, në një intervistë për Gazetën OLLE është rrëfyer Meriton Korenica i cili në ndeshjet e fundit ka qenë një nga lojtarët kryesor të Ballkanit.

“Forma e lartë nuk është vetëm e imja por është e gjithë ekipit, jemi duke i zbatuar të gjitha ato detyra qe na i jep trajneri Daja dhe gjithqka esht duke shkuar shumë mirë deri më tani”, shtoi mesfushori 24 vjeçar.

Meriton Korenica kishte munguar ndeshjen e fundit në mes të Prishtinës dhe Ballkanit, ku mysafirët arritën të fitojnë me rezultatin 0-2, falë golave të Krasniqit nga penalltia dhe Zekës në sekondat e fundit të ndeshjes.

LEXO EDHE:  FC Ballkani reagon për vdekjen e futbollistit Erjon Morina

“Kam munguar për arsye te kartonëve të verdhë kundër Prishtines, tani kemi një ndeshje me rëndësi me Ulpianen. Te mërkurën do e japim maksimumin per të vazhduar këtë ecuri pozitve , mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës dhe i marim ndeshjet një nga një”, tha ai.

“Atmosfera është shumë e mirë, gjithçka po shkon shumë mirë shpresoj që deri në fund të kampionatit të shkon në këtë mënyrë dhe t’i arrijmë objektivat qe i kemi si skaudër”, përfundoi Korenica.

Etiketat