Pas hedhjes së shortit të Ligës së Kampioneve të fazë 1/16, tashmë ka përfunduar edhe faza e 1/32 të Ligës së Evropës.

Short i kësaj lige ka vënë në përballje disa takime mjaft interesante, duke marrë paraysh se në këtë short ka marrur pjesë edhe Arsenal, Manchester United e Ajax.

Njëra ndër ndeshjet më interesante do të jetë edhe ajo në mes të Arsenalit dhe Olympiacos, po ashtu takim interesant do të jetë edhe ai mes Manchester United dhe Club Brugge.

Po ashtu bëhet e ditur se ndeshjet e para të këtij shorti do të luhen me datën 20 shkurt, kurse ndeshjet e kthmit do të zhvillohen më 27 shkurt.

Çiftet e plota:

1. Wolves – Espanyol
2. Sporting – Başakşehir
3. Getafe – Ajax
4. Leverkusen – Porto
5. Kopenhagen – Celtic
6. APOEL – Basel
7. Cluj – Sevilla
8. Olympiacos – Arsenal
9. AZ Alkmaar – LASK Linz
10. Club Brugge – Manchester United
11. Ludogorets – Inter
12. Frankfurt – Salzburg
13. Shakhtar Donetsk – Benfica
14. Wolfsburg – Malmo
15. Roma – Gent
16. Rangers – Braga.