Komisioni i Garave vendos për inicim disiplinor ndaj zyrtarit të FC Ballkanit

08.12.2021

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto vendime: 1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 17-të të BKT Superligës edicionin 2020/2021 me rezultatet e arritura në fushë. 2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si […]

Komisioni i Garave vendos për inicim disiplinor ndaj zyrtarit të FC Ballkanit Foto: Ilustrim

Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto vendime:

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 17-të të BKT Superligës edicionin 2020/2021 me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi për:

Inicim disiplinor ndaj: Zyrtarit të FC ”Ballkani” Nderim Nexhipi me nr ID.024473M84. MOTIVI: Në minutën 8-të, fyen gjyqtarin kryesor të ndeshjes, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Drenica –Ballkani.

Këshilla juridike:
Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte / ankesës në vendimet të Komisioni Disiplinor i FFK –së / Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3 e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në emailin e klubit.