Komisioni Disiplinor merr masa ndaj Ballkanit për thyerjen e xhamave në zhveshtore

23.06.2020

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 23.06.2020, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar. Gjithashtu ky komision ka shqyrtuar edhe inicimet e filluara nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java […]

Komisioni Disiplinor merr masa ndaj Ballkanit për thyerjen e xhamave në zhveshtore Foto: Ilustrim

Komisioni Disiplinor i shkallës së parë në përbërje ; Dukagjin Zefi kryetar dhe Luan Salihu e Avni Shala anëtarë në mbledhjen e mbajtur me datë 23.06.2020, shqyrtoi procedurat e hapura nga mbledhja e kaluar.

Gjithashtu ky komision ka shqyrtuar edhe inicimet e filluara nga ana e Komisionit të Garave pas përfundimit të ndeshjeve nga java e XXV-të e Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve të zhvilluara me datë 19-20-21.06.2020 dhe për të njëjtat duke iu referuar raporteve zyrtare konform Dispozitave të Rregullores disiplinore merr vendim që të .

Klubit KF “BALLKANI“ nga Suhareka në procedurë të hapur nga mbledhja e kaluar e Komisionit Disiplinor, për sjellje të gabuara nga ana e stafit të klubit të tyre pas përfundimit të ndeshjes nga java e XXIV-të e Ipko Superligës së Kosovës në futboll për kategorinë e seniorëve; FLAMURTARI – BALLKANI, e zhvilluar në stadiumin e Flamurtarit në Prishtinë (raportet zyrtare; thyerja e qëllimshme e xhamave në zhveshtoren në të cilën ishte vendosur stafi); Bazuar në nenin 52 paragrafi 1 pika 1 ; i shqiptohet masa disiplinore VEREJTJE E FUNDIT.

KF “Ballkani“ nga Suhareka obligohet në kompenzimin e dëmit të shkaktuar sipas faturave të prezantuara nga ana e KF “Flamurtari“ nga Prishtina.