Kombëtarja e Kosovës ka shkëlqyer ndaj Danimarkës, ndeshja përfundoi me rezultat barazim 2:2, ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Amir Rrahmani dhe Bersant Celina realizuan golat për Kombëtaren e Kosovës. Takimi i djeshëm ishte miqësore.

Por, Kosova vendosi rekord të ri ndaj Danimarkës.

Kombëtarja e Danimarkës edhe pse zë vendin e 10 në renditjen e FIFA-s, djelmoshat tanë arritën që ta ndalin atë në tempullin e futbollit “Fadil Vokrri”.

Deri në minutat e fundit Kosova ishte në epërsi, por pas një luftimi për golin e dyt, danezët në minutën e 91′ shënuan golin e barazimit.

Me barazimin ndaj Danimarkës, Kosova ka çuar në 11 ndeshje serinë pa humbje, një rekord ky për kombëtaren më të re në Evropë.

Humbja e fundit që e ka pësuar Kosova ishte në tetor në vitin 2017, nga Islanda në kualifikimet për Kampionatin Botëror.

Dhe duke shikuar anën pozitive, Kombëtarja e Kosovës shënoi 8 fitore, dhe 3 barazime.