Kombëtarja e Kosovës është duke shkëlqyer me debutimet e tyre ku madje theu rekord duke mos pësuar humbje nga muaji tetor i vitit 2017.

Sot, Kosova do të zhvillojë një ndeshje të parë për kualifikime evropiane ndaj Bullgarisë në stadiumin e Prishtinës “Fadil Vokrri”, duke filluar nga ora 20:45.

Kosova hyn në këtë ndeshje me një formë e jashtëzakonshme, ku nuk njeh humbje që prej vitit 2017.

Humbja e fundit e “Dardanëve” ishte nga Islanda me rezultatin 2-0 më 09 tetor të vitit 2017, trajner i Kosovës atëkohë ishte Albert Bunjaki.

Që nga ajo kohë, Kosova ka zhvilluar 11 ndeshje nën urdhërat e trajnerit të ri, Bernard Challandes. Nga 11 ndeshje ka 8 fitore dhe 3 barazime.

Sonte, djelmoshat tanë pretendojnë që vazhdojnë këtë ecuri me një fitore tjetër ndaj Bullgarisë.