Kombëtarja e Kosovës ngritët për gjashtë pozita në renditjen e FIFA-s

16.09.2021

Kombëtarja e Kosovës është ngritur për gjashtë pozita në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Kombëtarja e Kosovës tashmë në renditjen e FIFA-s është radhitur e 109-ta, duke lënë pas vetës Libinë dhe Estoninë. Ndërsa, para Dardanëve, në vendin e 108-të renditet Sierra Leone, në atë të 107 India dhe në të 106-in Namibia. Po ashtu, […]

Kombëtarja e Kosovës ngritët për gjashtë pozita në renditjen e FIFA-s Foto: Ilustrim

Kombëtarja e Kosovës është ngritur për gjashtë pozita në renditjen e përgjithshme të FIFA-s.

Kombëtarja e Kosovës tashmë në renditjen e FIFA-s është radhitur e 109-ta, duke lënë pas vetës Libinë dhe Estoninë.

Ndërsa, para Dardanëve, në vendin e 108-të renditet Sierra Leone, në atë të 107 India dhe në të 106-in Namibia.

Po ashtu, ngritje ka shënuar edhe Kombëtarja e Shqipërisë, e cila tashmë në renditja e përgjithshme të FIFA-s renditet në vendin e 66-të.

Ndërsa në tri vendet e para në renditjen e përgjithshme të FIFA-s renditen Belgjika, Brazili dhe Anglia.