Çlirim Gashi
09.05.2019, 22:27

Kombëtarja e Kosovës dhuron 25 mijë euro Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”

Përfaqësuesja e Kosovës e ka bërë një gjest të jashtëzakonshëm, duke dhuruar para për Shoqatën Humanitare “Jetimat e Ballkanit”.

Futbollistët dhe stafi i përfaqësueses verdhekaltër kanë dhuruar 25,000 euro për këtë shoqatë.

Nga ky donacion do te behet nje familje me shtepi te re si dhe do te dhurohet nje Iftar ne kuzhinen tonë, njoftoi Kastrati.

Faleminderit te gjithe lojtareve dhe Stafit te Kombetares sone
Suksese dhe Zoti ju shperblefte, përfundoi drejtori i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”.

Këtë gjë e ka konfirmuar humanisti Halil Kastrati edhe përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Potenciali dhe kushtet që ofrojnë bizneset e Suharekës

Produktet gjithmonë janë prodhuar me një pasion të madh për luksin dhe rehatinë si dhe në përshtatje me prirjet më të fundit të dizajnit.

LEXO PO ASHTU:  PSG do të kërkojë 222 milion për Neymarin