Koeman: Vetëm Messi vendos për të ardhmën e tij

06.02.2021

Ronald Koeman shpreson ta ketë Lionel Messin në Barcelonë edhe pas vitit 2021. Në qershor të këtij viti, Messit do t’i skadojë kontrata me Barçën dhe raportohet se argjentinasi nuk ka ndërruar mendje, do të kërkojë një aventurë të re. Manchester City në Angli dhe Paris Saint Germain në Francë, janë opsionet më të mira […]

Koeman: Vetëm Messi vendos për të ardhmën e tij Foto: Ilustrim

Ronald Koeman shpreson ta ketë Lionel Messin në Barcelonë edhe pas vitit 2021.

Në qershor të këtij viti, Messit do t’i skadojë kontrata me Barçën dhe raportohet se argjentinasi nuk ka ndërruar mendje, do të kërkojë një aventurë të re.

Manchester City në Angli dhe Paris Saint Germain në Francë, janë opsionet më të mira për 33-vjeçarin.

“I vetmi që mund të vendos për të ardhmen e tij është vet Leo. Do të më pëlqente që të qëndrojë. E shoh të lumtur.

Ai i jep shumë skuadrës sonë, E ardhmja është në duart e tij”, tha Koeman.