Klubi suharekas tregon kulturë, Ballkani uron Malishevën dhe Ulpianën për inkuadrimin në Superligë

15.05.2021

Malisheva e ka mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës 0-3, duke siguruar për herë të parë hyrjen në Superligë. Gjithashtu edhe Ulpiana e ka fituar statusin e anëtarit të elitës së futbollit kosovar, pas fitores 1-2 nga Ramiz Sadiku.  Malisheva është kampion në Ligën e Parë në Grupin A, kurse Ulpiana kampion në Grupin B.  Barazhin e kanë siguruar Flamurtari […]

Klubi suharekas tregon kulturë, Ballkani uron Malishevën dhe Ulpianën për inkuadrimin në Superligë Foto: Ilustrim

Malisheva e ka mposhtur Vëllaznimin e Gjakovës 0-3, duke siguruar për herë të parë hyrjen në Superligë.

Gjithashtu edhe Ulpiana e ka fituar statusin e anëtarit të elitës së futbollit kosovar, pas fitores 1-2 nga Ramiz Sadiku. 

Malisheva është kampion në Ligën e Parë në Grupin A, kurse Ulpiana kampion në Grupin B. 

Barazhin e kanë siguruar Flamurtari dhe Dukagjini. Ndërsa nga të dy grupet një kategori më poshtë kanë rënë Vushtrria dhe KEK-u.

Me rastin e sigurimit të hyrjes në Superligë, klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka uruar Malishevën dhe Ulpianën.

Ballkani ka uruar që të shkëlqejnë edhe në rangun elitar njëjtë sikurse në ligat e deritashme.

Urimi i plotë i klubit suharekas:

Të nderuar sportdashës, Klubi i futbollit FC Ballkani uron FC Malishevën dhe KF Ulpianën për inkuadrimin në Superligë, duke uruar që të shkëlqejnë edhe në rangun elitar.

Mirësevjen FC Malisheva & KF Ulpiana