Klubi KB Golden Eagle YLLI çerek-finalist, në Final Eight që organizohet në Rahovec

23.02.2019

Klubi i qytetit, K.B. Golden Eagle Ylli do të merrë pjesë në një organizim që quhet Final Eight, në Rahovec ku do të jetë si çerek-finalist, ku do të zhvillohet nga 27 Shkurt deri më 3 Mars, ku Ylli do të luaj kundër K.B. Feronikelit. Ndeshja basketbollistike, e cila do të zhvillohet në mes K.B […]

Klubi KB Golden Eagle YLLI çerek-finalist, në Final Eight që organizohet në Rahovec Foto: Ilustrim

Klubi i qytetit, K.B. Golden Eagle Ylli do të merrë pjesë në një organizim që quhet Final Eight, në Rahovec ku do të jetë si çerek-finalist, ku do të zhvillohet nga 27 Shkurt deri më 3 Mars, ku Ylli do të luaj kundër K.B. Feronikelit.

Ndeshja basketbollistike, e cila do të zhvillohet në mes K.B Golden Eagle Ylli kundër K.B Feronikelit, e cila zhvillohet me datën 28 shkurt në ora 16:30.

K.B Feronikeli siç dihet është në pozitën e parë, në Ligën e Parë të Kosovës.

Final Eight, do të organizohet në Rahovec nga 27 Shkurt deri me 3 Mars.

Këtë njoftim e bëri të ditur, klubi i qytetit, K.B Golden Eagle Ylli përmes llogarisë zyrtare në Facebook.

Postimi i plotë në Facebook nga K.B Golden Eagle Ylli:
Njoftim
Final eight i cili do të organizohet në Rahovec nga 27 Shkurt deri me 03 Mars. Jemi çerek-finalist ku luajmë me K.B Feronikeli të cilet jan ne poziten 1 në Ligen e Parë të Kosovës.
Me 28 Shkurt në ora 16:30
#xhepsbeready