Klubet me të cilat Ballkani mund të përballet në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve

06.06.2022

Klubi suharekas tashmë do të luaj në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ballkani ka publikuar disa klube të cilat mund të jenë kundërshtarët e mundshëm të “portokallinjve” në raundin e parë. Ekipe si Malmo FF, Maribor, Sheriff Tiraspol, e HJK Helsinki mund të jenë kundërshtarë […]

Klubet me të cilat Ballkani mund të përballet në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve Foto: Ilustrim

Klubi suharekas tashmë do të luaj në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Ballkani ka publikuar disa klube të cilat mund të jenë kundërshtarët e mundshëm të “portokallinjve” në raundin e parë.

Ekipe si Malmo FF, Maribor, Sheriff Tiraspol, e HJK Helsinki mund të jenë kundërshtarë të Ballkanit.

Në letër skuadër më e lehtë duket që është vetëm Dudelange nga Luksemburgu.

Më poshtë mund t’i shikoni 15 kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit:

1. Malmo FF;
2. Maribor;
3. Qarabag;
4. Ferencvaros;
5. Ludogorets Razgrad;
6. Shamrock Rovers;
7. Zalgiris;
8. Sheriff Tiraspol;
9. HJK Helsinki;
10. Lincoln Red Imps;
11. Bodo/Glimt;
12. Slovan Bratislava;
13. F91 Dudelange;
14. The New Saints
15. CFR Cluj;