Klopp në hall, Liverpooli i paqartë për sulmuesin e Leipzig

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është në mëdyshje për sulmuesin e Leipzig, Timo Werner.

Sulmuesi gjerman do që të largohet dhe e ka bërë të qartë se pret vetëm thirrjen nga “Redsat” që të largohet.

Ai nuk dëshiron të qëndrojë në Bundesligë, por do të punojë sërish me një trajner gjerman si Klopp. Mëdyshja e vetme e numrit një të stolit është për hapësirat e futbollistit të ri. Ai nuk mund t’i sigurojë minutat Wernerit.

Mane-Salah-Firimino janë të paprekshëm, pasi vlerësohen si një prej tresheve më të frikshme në botë, mos më e frikshmja. Liverpooli do që të shtyjë këtë marrëveshje për në vitin e ardhshëm.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.