Klopp ndal lëvizjen, sulmuesi i Gjermanisë do vetëm Liverpoolin

Sulmuesi i Leipzig, Timo Werner, po pret thirrjen e trajnerit Jurgen Klopp, por deri më tani nuk ka ardhur. Lojtari i kombëtares gjermane është gati t’u bashkohet “Redsave” nëse anglezët duan të paguajnë klauzolën e tij.

Liverpool duhet të paguajë 52 milionë euro por kartonin e Werner, por duket se Klopp nuk është i bindur. Ai nuk do të firmosë me lojtarin në verë, por do të presë deri në janar.

Një lëvizje e tillë nuk i pëlqen aspak lojtarit që dëshiron të kalojë në “Anfield” që në verë. Gjasat janë që mes palëve të ketë bisedime të tjera, pasi ka një ngërç momental.

RAPORTO