Klopp mezi e pret çerekfinalen kundër Benficas

18.03.2022

Pas shortit që u hodh sot, Liverpooli u favorizua në këtë fazë, ku do të përballet me skuadrën portugeze Benfica, ndërsa në rast fitoreje, do të përballet me fituesin e përballjes mes Bayern Munichut dhe Villarrealit. Duke folur për “Liverpoolfc.com” pas shortit, Klopp reflektoi në këtë përballje, dhe tregoi se rikthimi në Lisbonë ka disa […]

Klopp mezi e pret çerekfinalen kundër Benficas Foto: Ilustrim

Pas shortit që u hodh sot, Liverpooli u favorizua në këtë fazë, ku do të përballet me skuadrën portugeze Benfica, ndërsa në rast fitoreje, do të përballet me fituesin e përballjes mes Bayern Munichut dhe Villarrealit.

Duke folur për “Liverpoolfc.com” pas shortit, Klopp reflektoi në këtë përballje, dhe tregoi se rikthimi në Lisbonë ka disa kujtime të veçanta për të.

“Mezi pres që të vijë ndeshja, është një çerekfinale kështu që është e vështirë. Benfica luajti shumë mirë kundër Ajaxit dhe kjo është situata, e di që njerëzit do të thonë se ne jemi favoritët dhe gjëra të tilla, por ky është gabimi i parë që do ta bëni”, tha Klopp.

“Lisbona është një qytet i madh, mbi të gjitha, aty isha me pushime para se të merrja detyrën e trajnerit te Liverpooli, aty e pranova thirrjen e parë nga Mike Gordon. Ky është një kujtim i mirë, isha i ulur jashtë në kafe, pranova thirrjen dhe në fakt vendimin e kam marrë në Lisbonë”, shtoi trajneri gjerman.

Gjigandi anglez Liverpool do të zhvillojë ndeshjen e parë të fazës së çerekfinales si mysafirë i Benficas më 5 prill, kurse më 13 prill do të zhvillojë ndeshjen e kthimit si vendas në stadiumin “Anfield Road”.