Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp thotë se skuadra e tij nuk mund ta blejë yllin e PSG-së, Kylian Mbappen.
Super-talenti francez është në shënjestër të top-klubeve evropiane, përfshirë edhe gjigantin anglez, Liverpool.
Strategu gjerman mendon se Liverpool nuk ka para për ta blerë Mbappe-n. Madje, sipas tij, nuk ka klub në botë që në këtë moment mund ta blejë francezin, raporton RTK.
“Janë disa arsye pse nuk mund ta transferojmë Mbappe-n. Natyrisht që është çështja e parave, s’ka shanse”, tha Klopp.
“Nuk mendoj që ka ndonjë klub në botë që mund ta blejë Mbappe-n nga PSG”, theksoi gjermani.