Klopp: Do të bëjmë të pamundurën për kualifikim

Klopp: Do të bëjmë të pamundurën për kualifikim
Çlirim Gashi

12.04.2021 / Sport

Pas fitores ndaj Aston Villës, vëmendja e Jurgen Klopit spostohet te ndeshja e kthimit kundër Realit në Ligën e Kampionëve, ku Liverpooli do të tentojë ta përmbysë disavantazhin 3-1 të çerekfinales së parë në Madrid.

“Na duhet një paraqitje perfekte të mërkurën nëse duam të kemi një shans, por unë mendoj se nëse ne luajmë ashtu siç bëmë në ndeshjen e parë dhe Reali gjithashtu, nuk duket shumë premtuese.

Por, pozitive është fakti që ne mund të luajmë më mirë. Reali nuk do të vijë këtu duke menduar se është kualifikuar.

Do të jetë një ndeshje e fortë, por unë premtoj se do ta provojmë”, ka thënë Klopp.

RAPORTO