Kloop fton Xherdan Shaqirin për finalen e Ligës së Kampionëve

21.05.2019

Skuadra e Liverpoolit ka publikuar listën me 26 futbollistët e ftuar për kampin stërvitor, para finales së madhe në Ligën e Kampionëve ndaj Tottenham Hotspur. Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka konfirmuar listën me 26 futbollistët e ftuar për kampion stërvitor në Marabella të Spanjës. “Të Kuqtë” do të kalojnë gjashtë ditët e ardhshme në […]

Kloop fton Xherdan Shaqirin për finalen e Ligës së Kampionëve Foto: Ilustrim

Skuadra e Liverpoolit ka publikuar listën me 26 futbollistët e ftuar për kampin stërvitor, para finales së madhe në Ligën e Kampionëve ndaj Tottenham Hotspur.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka konfirmuar listën me 26 futbollistët e ftuar për kampion stërvitor në Marabella të Spanjës.

“Të Kuqtë” do të kalojnë gjashtë ditët e ardhshme në Spanjë për tu përgatitur sa më mirë për finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, që zhvillohet më 1 qershor në “Wanda Metropolitano” të Madridit.

Skuadra u nis nga Aeroporti i “John Lennon” të hënën pasdite, me Jurgen Klopp dhe  26 lojtarët për të stërvitur në bregun e Andaluzisë.

Lista e futbollistëve të ftuar për këtë kamp stërvitor: Alisson, Alexander-Arnold, Brewster, Fabinho, Firmino, Gomez, Henderson, Jones, Keita, Kelleher, Lallana, Lovren, Mane, Matip, Mignolet, Milner, Moreno, Origi, Oxlade-Chamberlain, Robertson, Salah, Shaqiri, Sturridge, Van Dijk, Wijnaldum, Woodbur.