Kjo mund të jetë arsyeja që Milot Rashica mos të transferohet te Liverpool

Milot Rashica pritet që gjatë afatit kalimtar të verës të largohet nga skuadra e Werder Bremen.

Ylli kosovar është përfolur për një kalim të mundshëm te Liverpool, por që më gjasa nuk do të ndodh pasi vushtrriasi mendon se nuk do të ketë hapsirën e duhur nga Jurgen Klopp.

Liverpoolit është lidhur me një transferim të 23-vjeçarit, derisa janë në kërkim të përforcimeve në fazën e sulmit, raporton Olle.

Xherdan Shaqiri pritet të largohet pasi nuk është në plane të klubit.

Reprezentuesi zviceran ka bërë vetëm 6 paraqitje në Premierligë këtë edicion.

Dhe Klopp ia ka vënë syrin Rashicës si zëvendësues të tij, edhe pse reprezentuesi i Kosovës nuk ka plane për ta bërë këtë lëvizje akoma, raporton “Weser Kurier”.

Sulmuesi ka një klauzolë prej 35 milionë eurosh dhe ka luajtur një rol kyç për Bremenin këtë edicion, duke realizuar 10 gola dhe 5 asistime në 24 paraqitje.

RAPORTO