Sot me fillim nga ora 15:30 janë zhvilluar pesë ndeshje të Bundesligës.
Dueli që gëzonte vëmendjen më të madhe ishte ai në “Signal Iduna Park”, aty ku Dortmundi demoloi Schalken 04 me rezultat 4-0, përcjell GazetaBlic.
Dusseldorfi i Valon Berishës luajti pa gola me Paderbornin e pozitës së fundit, teksa Hertha triumfoi në udhëtim te Hoffenheimi, 0-3.
Leipzigu e Freiburgu ndanë pikët pasi barazuan 1-1, kurse Wolfsburgu shënoi fitore të madhe si mysafir i Augsburgut, 0-1.
Më poshtë edhe renditja tabelare, derisa kujtojmë se nga ora 18:30 fillon edhe takimi i fundit i ditës, Eintracht Frankfurt – Borussia Monchengladbach.

