11.09.2019, 10:21

Kjo është gjendja në grupin e Kosovës, pas humbjes ndaj Anglisë

Kosova është mposhtur për herë të parë pas 16 ndeshjesh.

“Dardanët” humbën me rezultat 5-3 në Southampton përballë Anglisë në ndeshjen e rëndësishme për fatet e kualifikimit në Kampionatin Europian.

Kosova me këtë humbje mbetet në kuotën e 8 pikëve duke u renditur e treta, ndërsa Anglia kryeson Grupin A tashmë me12 pikë.

Çekia me fitoren ndaj Malit të Zi parakalon Kosovën në renditjen me një pikë më shumë. Mali i zi dhe Bullgaria mbeten me nga dy pikë.

LEXO EDHE:  Rikthehet mbreti i Ligës së Kampionëve, Zinedine Zidane
© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.