Kjo është fitorja më e thellë deri tani në Euro 2020

22.06.2021

Janë bërë më shumë se një javë që nga fillimi i Kampionatit Evropian “Euro 2020”. Të gjitha ndeshjet që janë zhvilluar deri më tani kanë sjellur spektakël e emocione. Tashmë veçse 11 kombëtare kanë siguruar kualifikim në tutje në këtë kampionat. Poashtu tri xhirot i kanë përfunduar grupi A, B dhe C, ku edhe janë […]

Kjo është fitorja më e thellë deri tani në Euro 2020 Foto: Ilustrim

Janë bërë më shumë se një javë që nga fillimi i Kampionatit Evropian “Euro 2020”.

Të gjitha ndeshjet që janë zhvilluar deri më tani kanë sjellur spektakël e emocione.

Tashmë veçse 11 kombëtare kanë siguruar kualifikim në tutje në këtë kampionat.

Poashtu tri xhirot i kanë përfunduar grupi A, B dhe C, ku edhe janë mësuar 7 komëtaret e kualifikuara më tutje.

Nga grupi A më tutje janë kualifikuar Italia, Uellsi dhe Zvicra, ndërsa nga grupi B janë kualifikuar Danimarka dhe Belgjik.

Kurse nga grupi C u kualifikuan Holanda dhe Austria.

Përkundër faktit se grupet D, E dhe F nuk i kanë kryer ende xhirot e fundit, tashmë edhe katër kombëtare nga këto grupe kanë siguruar kualifikimin më tutje.

Nga grupi D më tutje janë kualifikuar Çekia dhe Anglia, ndërsa nga grupi E është kualifikuar Sueda dhe nga grupi F u kualifikuar Franca.

Ndërsa sa i përket fitores më të thellë e më bindëse në Kampionatin Evropian “Euro 2020”, u regjistrua në ndeshjen Danimarka – Rusia, ku danezët e mposhtën Rusinë me rezultat 4-1, e që mori edhe epitetin si fitorja më bindëse deri tani në Euro 2020.