KG incion procedurë disiplinore ndaj FC Ballkanit

KG incion procedurë disiplinore ndaj FC Ballkanit
Çlirim Gashi

26.04.2021 / Sport

Komisioni i Superligës dhe Ligës së Parë në përbërje ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj KF Ballkani, pasi klubi portokallezi dje nëpërmjet një komunikate për media ka akuzuar klubet tjera dhe FFK-në matematika dhe për kalkulime të ndeshjeve kampionale dhe të kupës, por nuk ka ofruar ndonjë fakt.

Vendimet e Komisionit të Garave

Qendra fizioterapeutike PHYSIO CURE CLINIC sjell eksperiencën gjermane në Suharekë

Për herë të parë në Komunën e Suharekës, të premtën më 14 maj në ora 14:00 hapet qendra fizioterapeutike e specializuar në trajtimin e problemeve të aparatit lëvizës, PHYSIO CURE CLINIC...

Lexo më shumë

1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 30-të të Superligës së Kosovës dhe të xhiros së 24-t të Ligës së Parë, Grupi A dhe Grupi B në futboll për edicionin 2020/2021, me rezultatet e arritura në fushë.

2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të ndeshjeve, Komisioni i garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive , raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave hapi procedurë disiplinore për këto raste:

Inicim disiplinor

-ndaj FC Ballkani; motivi: Në deklaratën publike ofendon dhe akuzon organet e FFK-së dhe klubet për kalkulime (manipulime) në ecurinë e ndeshjeve kampionale dhe për kupë.

-ndaj lojtarit të KF KEK-u, Arianit Behrami, me nr.fanelle 1 dhe ID.nr.001002M98; motivi: Goditje me bërryl ndaj lojtarit kundërshtar, për çka ishte ndëshkuar me kartonin e kuq direkt. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së Ligës së Parë, Grupi ”A” java 24-t, Ulpiana – KEK-u.

-ndaj: KF Liria; motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes, pas akordimit të penalltisë në minutën e 65-të, persona të paautorizuar hynë në fushën e lojës dhe kërcënojnë me jetë gjyqtarët e ndeshjes, si rrjedhojë ndeshja ishte ndërprerë për disa minuta. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së Ligës së Parë, Grupi ”A” java 24-t, Liria – Trepça.

-ndaj: Drejtorit sportiv të KF-Liria, Durak Thaqi, ID.nr.000177M61; motivi: Pas akordimit të penalltisë në minutën e 65-të, hynë në fushën e lojës dhe kërcënon me jetë gjyqtarët e ndeshjes, si rrjedhojë ndeshja ishte ndërprerë për disa minuta. Po ashtu edhe pas përfundimit të ndeshjes ofendon të njëjtit. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së Ligës së Parë, Grupi ”A” java 24-t,  Liria – Trepça.

-ndaj kryetarit të KF Liria, Qemajl Krasniqi; motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, rrugës për në zhveshtore, ofendon dhe kërcënon treshen e gjyqtarëve. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së Ligës së Parë, Grupi ”A” java 24-t,  Liria – Trepça.

-ndaj përfaqësuesit për siguri të KF Liria, Fatmir Gërmizaj; motivi: Pas akordimit të penalltisë në minutën e 65-të, hynë në fushën e lojës pa lejen e gjyqtarit. Po ashtu edhe pas përfundimit të ndeshjes fyen dhe kërcënon gjyqtarët e ndeshjes si dhe organet e FFK-së. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së Ligës së Parë, Grupi ”A” java 24-t,  Liria – Trepça.

-ndaj lojtarit me nr.20 të KF Trepça, Daut Maxhuni me ID.nr.000891M90; motivi: Ndërhyrje e ashpër nga prapa ndaj lojtarit kundërshtar, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raporteve të zyrtarëve të ndeshjes së Ligës së Parë, Grupi ”A” java 24-t,  Liria – Trepça.

Këshilla juridike:

Pala e pakënaqur ka të drejtën e kundërshtimit në inicime-raporte/ankesës në Vendime te Komisioni Disiplinor i FFK-së/Komisioni i Apelit i FFK-së, në bazë të nenit 85, pika 3, e Rregullores së Garave, në afatin prej 3 ditësh nga publikimi i këtij Inicimi/vendimi në faqen zyrtare të FFK-së, apo datës së dërgimit në e-mailin e klubit.

Komisioni i Garave i FFK-së

Abdyl Bellopoja, kryetar

Prishtinë 26.04.2021

RAPORTO